75 Mall Live Search
08:42 / E Premte, 08 Gusht 2025 / H F

Lideri i opozitës izraelite: Plani për ta pushtuar Gazën është një katastrofë

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, tha se miratimi i planeve për të marrë kontrollin e qytetit të Gazas nga kabineti i sigurisë ishte “një katastrofë që do të çojë në shumë katastrofa të tjera”.

Lapid tha në X se masa ishte “krejtësisht në kundërshtim me qëndrimin e ushtrisë dhe të establishmentit të mbrojtjes, pa marrë në konsideratë lodhjen dhe rraskapitjen e trupave luftarake”.

Lapid tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte “tërhequr” në një masë nga ministrat e ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich që do të zgjaste shumë muaj, do të sillte vdekjen e pengjeve, vrasjen e shumë ushtarëve, do t’i kushtonte dhjetëra miliarda taksapaguesit të Izraelit dhe do të shkaktonte një kolaps diplomatik.

Udhëheqësi i partisë opozitare të krahut të majtë demokratik të Izraelit, Yair Golan, shkoi më tej. Ai tha se vendimi do të thotë dënim me vdekje për pengjet dhe familjet e tjera të pikëlluara.

Para votimit të kabinetit, shefi ushtarak i Izraelit, Eyal Zamir, paralajmëroi kundër një pushtimi të plotë të Gazas, sipas tri burimeve izraelite, raporton CNN-i.