Lideri i opozitës në Kanada i premton Thaçit: Do të ngrihemi kundër agresionit rus (Foto)
Lideri i opozitës në Kanada, Andrew Scheer, përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter, e ka falënderuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për “bisedën e rëndësishme mbi luftimin e makinerisë propaganduese ruse dhe influencës së saj në rritje në Evropë”.
Ai ka thënë se konservatorët e Kanadasë do të ngrihen në këmbë për popuj të lirë kundër agresionit rus.
“Faleminderit Presidentit të Kosovës për bisedën e rëndësishme mbi luftimin e makinerisë propaganduese ruse dhe influencës së saj në rritje në Evropë. Konservatorët e Kanadasë do të ngrihen në këmbë për popuj të lirë kundër agresionit rus”, ka shkruar Andrew Scheer, lider i opozitës në Kanada.