12:39 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lidhja e ardhshme mund të përfundojë si ajo e mëparme, mirëpo ju mund ta ndryshoni lojën

Kur përfundon një lidhje jo e mirë, zakonisht i premtojmë vetes se lidhja tjetër do të jetë ndryshe.

Në  hulumtimin e kryer në Universitetin e Albertës, u tregua se në fakt nuk ka rëndësi kush është partneri juaj. Për të zbuluar ndryshimet që ndodhin kur njerëzit kalojnë nga një romancë në tjetrën, shkencëtarët analizuan të dhënat e marra nga 554 pjesëmarrës që nga viti 2008.

Ata ekzaminuan aspekte të ndryshme të marrëdhënieve si kënaqësia me partnerin, në 4 periudha të ndryshme kohore: një vit para se të përfundonte lidhja, viti i fundit i lidhjes së parë, viti i parë i lidhjes së re dhe një vit pas kësaj.

Kur fillojmë një lidhje të re, gjithçka është e mrekullueshme. Është një periudhë muaji ku ne përpiqemi të mos i përfshijmë partnerët tanë në shqetësimet dhe problemet tona të përditshme, si punët e shtëpisë, zbehet lidhja.

Mirëpo këtu janë disa këshilla që të mund të shmangni këtë gjë:

Kontrollo nëse pritjet tuaja dhe të partnerit janë të ngjashme.

Merr përgjegjësi për probleme

Kupto nevojat dhe frikën e partnerit

Mos ke frikë të komunikoni./Indeksonline/.