Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan: Të gjitha manastiret dhe kishat në Kosovë janë të uzurpuara

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media, reagon ndaj deklaratës së përfaqësuesit ortodoks serb Teodosije, i cili i ka cilësuar si trashëgimi serb Manastirin e Deçanit, atë të Graçanicës, Prizrenit dhe Patriarkanen e Pejës.
“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i kujton Teodosjes se asnjë kishe apo manastir ortodoks në Kosovë nuk është serb, ata janë uzurpuar nga sllavet qysh në kohën e Dushanit.
Kosova nuk është Jerusalem serb, ajo është toke autoktone ilire-arbërore-shqiptare, këtë e kanë dëshmuar arkeologët dhe historianet me të njohur në botë”, thekson komunikata.
Tutje thuhet se deklarata e tilla, si kjo e sotshme e Teodosjes, janë të papranueshme dhe si të tilla janë të dënueshme.