75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”: Kryeministri Hoti kapitulloi para Manastirit të Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar ndaj marrëveshjes, që ata e kanë quajtur të dëmshme kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit, marrëveshje kjo e ndërmjetësuar siç ka theksuar kryeministrit Hoti nga ai dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se sipas deklaratës së kryeministrit Hoti (pasi që marrëveshja nuk është bërë publike), se kjo marrëveshje nuk është asgjë me shumë se sa vënie nën kontroll e pasurive të qytetarëve të Deçanit nga Manastiri i Deçanit dhe mos lejimin e ndërtimit të rrugës neper rrugën ekzistuese e cila lidhe Deçanin me qytetit e Plavës dhe kapitullim i kryeministrit Hoti para Manastirit të Deçanit.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se tentimi për të mjegulluar se po ndërtohet rruga Deçan-Plavë neper trasenë ekzistuese, thjeshtë janë propaganda dhe asgjë me shumë. Çdo devijim i rrugës Deçan-Plavë me bypass apo edhe me rruge alternative-devijues nga rruga ekzistuese janë të papranueshme dhe tepër të dëmshme për të ardhmen e Deçanit, kjo ngase tashme po flitet se në njërën nga pikat e marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jenë edhe objektet sakrale ortodokse të okupuara dhe uzurpuara nga sllavët.

“Asnjë manastir apo edhe kishë ortodokse në Kosovë, nuk janë serbe as të Serbisë. Ato janë të shqiptarëve autokton. Janë të uzurpuara dhe të okupuara me shekuj nga sllavët e ardhur në Ballkan qysh në shekullin VII dhe serbet në Kosovës qysh në kohën e Stefan Dushanit”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon që rruga Deçan-Plavë të ndërtohet neper trasenë ekzistuese e cila bie përgjatë rrugës në afërsi të Manastirit të Deçanit, rrugë kjo e cila lidhë pjesën e vendbanimeve të Deçanit me pasurit e tyre malore.