Lidhja e Kim me Pete shkon në tjetër nivel, aktori fotografohet me fëmijët e yllit televiziv!

Lidhja e Kim Kardashian me Pete Davidson duket se po bëhet çdo herë e më serioze.
Pete ka filluar tashmë të takohet me fëmijët e të dashurës së tij dhe këtë e vërtetojnë disa fotografi të publikuara.

Pete dhe North West u panë duke vozitur makinën rozë që Kris Jenner i dhuroi Kimit për festën e Krishtlindjeve.
Ndonëse nuk është kapur nga kamerat, thuhet se Penelope Disick ishte gjithashtu pjesë e argëtimit të tyre, duke e bërë këtë një çështje familjare.
Kim dhe Pete tani janë në lidhje për rreth 6 muaj, kështu që takimi Pete me fëmijët nuk është për tu habitur.
