75 Mall Live Search
13:21 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Lidhja e Pensionistëve falënderon Qeverinë për ndarjen e mjeteve

Qeveria e Republikës së Kosovës këto ditë u ka ndarë mjete Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Këtë vendim e ka mirëpritur shoqata në krye me Shaban Kajtazin, i cili në një postim në Facebook ka premtuar mbështetje për Qeverinë, transmeton Indeksonline.

“Lidhja e pensionistëve të Kosovës dhe kryetari i saj, Shaban Kajtazi, përzemërsisht dhe sinqerisht e falënderojnë Qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj për mbështetjen financiare, mirëkuptim dhe humanizëm ndaj moshës së tretë të pensionistëve.

Ju premtojmë se gjithherë do të keni mbështetjen tonë të sinqerta në marrjen e vendimeve të mëdha, siç vepruat deri më tani”, ka shkruar Kajtazi. /Indeksonline/