75 Mall Live Search
13:00 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / MSH

Lidhja e Prishtinës – 115-shi i zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar të enjten tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale.

Në bazë të shortit, Lidhja e Prishtinës do të bartë numrin 115 në listën e fletëvotimeve, shkruan IndeksOnline.

Javën e kaluar, Lidhja e Prishtinës e udhëhequr nga Fehmi Kupina, nisi prezantimin e programit të saj zgjedhor.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lidhja e Prishtinës do të kandidojë me emra të shquar për asamblenë komunale të kryeqytetit.

Kjo listë e ka prioritet të kthejë lagjet në dorë të qytetarëve dhe të sigurojë barazi e drejtësi në investime nëpër lagje./IndeksOnline/