75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / KV

Lidhja e Prishtinës hap fushatën zgjedhore, Fehmi Kupina prezanton projektet kryesore për një Prishtinë moderne (Video)

Lidhja e Prishtinës ka mbajtur hapjen solemne të fushatës zgjedhore, ku bartësi i listës me numrin 115, Fehmi Kupina, ka prezantuar vizionin dhe projektet e tij për kryeqytetin, transmeton IndeksOnline.

Në fjalën e tij para simpatizantëve të shumtë, Kupina tha se synimi është ndërtimi i një Prishtine moderne, që ruan traditën por është e hapur për të ardhmen.

“Me votën tuaj dhe besimin tuaj ne do të bëjmë Prishtinën kryeqytet të merituar, që ruan traditën dhe meriton të ardhmen. Na priftë e mbara”, u shpreh ai.

Kupina gjatë fushatës ka paralajmëruar prezantimin e projekteve konkrete që synojnë zhvillimin urban, kulturor dhe ekonomik të kryeqytetit./IndeksOnline/