Lidhja e Prishtinës me program për fëmijët me aftësi të kufizuara, Kupina shpalos planin

Lidhja e Prishtinës ka premtuar trajtim të barabartë për fëmijët.
Sipas njoftimit të Bekim Kupinës, Lidhja e Prishtinës do të iniciojë ndërtimin e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Kupina bën me dije se po ashtu do të krijohet programi i qëndrimit ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara, raporton IndeksOnline.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Barazia në shoqëri duhet të arrihet përmes masave adekuate dhe personat në nevojë duhet të kenë mbështetjen dhe mbrojtjen nga institucionet.
Në këtë drejtim, Lidhja e Prishtinës do të iniciojë ndërtimin e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve. Po ashtu, do të krijojë programin e qëndrimit ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara për të rritur mirëqenien e ketyre fëmijëve dhe për të lehtësuar barrën e prindërve.
Me Lidhjen e Prishtinës asnjë qytetar nuk do të lihet pas.