Lidhja e Prishtinës merr dritën e gjelbër në Prugoc

Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, bashkë me kandidatin për Asamble komunale të Prishtinës, Burim Dragusha, u pritën ngrohtë në fshatin Prugoc.
Nga ky takim produktiv, Kupina u zotua se Lidhja e Prishtinës do të jetë zëri i Prugocit, shkruan IndeksOnline.
“Prugoci e tha fjalën e vet, fjalën e Lidhjes së Prishtinës. Me Burim Dragushën, kandidatin tonë për kuvend komunal u pritëm me shumë entuziazëm nga banorët e Prugocit.
Lidhja e Prishtinës do të jetë zëri i Prugocit në kuvend komunal deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të banorëve.
Ju faleminderit për mbështetjen, shkroi Kupina.