75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / SH

Lidhja e Prishtinës përfaqësohet me katër asambleistë në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të mbajtura në Prishtinë, më 9 tetor 2025.

Lidhja e Prishtinës do të përfaqësohet me katër (4) asambleistë në Kuvendin komunal të Prishtinës:
• Fehmi Kupina
• Betim Abdullahu
• Arbenita Murseli-Haxholli
• Teuta Kadiu-Gjinolli.

“Ky rezultat është një arritje domethënëse për një listë qytetare të pavarur, e cila u mbështet në integritet, transparencë dhe pjesëmarrje qytetare.
Lidhja e Prishtinës falënderon të gjithë kandidatët e listës për angazhimin e tyre, si dhe mbështetësit, aktivistët dhe vullnetarët për kontributin e dhënë gjatë procesit zgjedhor.
Mirënjohje e veçantë u drejtohet qytetarëve të Prishtinës për besimin e dhënë. Ky rezultat na obligon të përfaqësojmë interesin publik me profesionalizëm, integritet dhe transparencë”, shkruan Fehmi Kupina në njoftim./Indeksonline/