75 Mall Live Search
11:25 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / MSH

Lidhja e Prishtinës takohet me klubin e karatesë “Olimp”

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar sot me pjesëtarët e klubit të karatesë “Olimp”, në kryeqytet.

Gjatë takimit, Kupina u shoqërua nga kandidatja për kuvend komunal, Agnesa Rexhepi-Demiri, shkruan IndeksOnline.

“Karateja është një sport në të cilin të rinjtë tanë kanë dëshmuar se mund të arrijnë rezultate të mëdha në garat ndërkombëtare”, u shpreh Kupina, duke premtuar mbështetje për klubet e karatesë.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Bashkë me kandidaten për kuvend komunal, Agnesa Rexhepi-Demiri, vizituam klubin e karatesë “Olimp” në kryeqytet. Karateja është një sport në të cilin të rinjtë tanë kanë dëshmuar se mund të arrijnë rezultate të mëdha në garat ndërkombëtare.

Prandaj, Lidhja e Prishtinës do të rrisë mbështetjen për klubet e karatesë dhe për sportistët tanë në këtë sport drejt arritjes së sukseseve ndërkombëtare.