Lidhja e re e Selena Gomez-it po i irriton fansat

Selena Gomez ka postuar në Instagram foto me partnerin e saj të ri, Benny Blanco. Por fansat nuk janë aspak të lumtur për lidhjen e saj. Madje disa e kanë bërë fotoshop foton dhe kanë fshirë producentin nga krahu i Gomez, duke kërkuar që ajo të ndahet.

Urrejtja e fansave ndaj Blancos duket se vjen nga ish-shoqëria e tij me Justin Bieber. Ai prodhoi këngën e Bieber “Lonely” dhe kishte një miqësi me të, më pas në vitin 2020 ai bëri një intervistë dhe tha se Bieber nuk ishte “një nga ata artistët e zakonshëm”.
“Nuk është si ata artistët: ‘Kjo është kënga ime e re dhe këtu është linja ime e grimit”, tha ai, të cilën fansat e interpretuan si thumb drejtuar Gomez, pasi ajo sapo kishte lançuar linjën e saj “Rare Beauty”. Një vit më parë. ajo dhe Blanco kishin bashkëpunuar në këngën e saj “I Can’t Get Enough”.