08:55 / E Premte, 19 Gusht 2022 / B O

Lidhja e re e Tottit, i vendos truprore të dashurës, takime në jaht…!

Dalin në pah gjëra të reja për marrëdhënien mes Francesco Totti dhe Noemi Bocchi. Ndërsa Ilary Blasi është duke pushuar me pushime në Marche, së bashku me familjen e saj, çifti i ri ka vendosur të të mos ekspozohet shumë, të mos jetë në qendër të vëmendjes.

Totti është si gjithmonë në Sabaudia, ndërsa Noemi ka marrë me qira një vilë në Circeo. Bocchi po shoqërohet nga një njeri mjaft i fortë, i cili duhet të bëjë truprojën e saj. Vetë Totti ia ka vënë në dispozicion për ta mbrojtur nga paparacët dhe kureshtarët që mund ta shqetësonin.

Një strategji që po funksionon shumë mirë, duke qenë se Totti dhe Noemi nuk janë kapur kurrë bashkë nga paparacët. Sipas disa thashethemeve të raportuara nga “Leggo”, të dy po vazhdojnë të takohen fshehurazi në një jaht dhe kanë marrëveshje sekrete për ta mbrojtur ish-kapitenin e Romës.

Nuk ka konfirmime zyrtare, por marrëdhënia e tyre mund të bëhet fakt i kryer vetëm kur Totti të ndahet ligjërisht nga Ilary Blasi.

Siç raporton “Chi”, “Totti nuk mund të konfirmojë thashethemet se e kanë parë prej një viti pranë një gruaje tjetër, sepse nga pikëpamja juridike kjo do të kishte një peshë. Prandaj kapiteni duhet të mbajë distancën nga Bocchi”.