75 Mall Live Search
19:55 / E Hënë, 27 Tetor 2025 / BA

Lidhja me Bircen, Ibrahim Çelikkol thyen heshtjen

Pas lajmeve që qarkulluan prej ditësh për një ftohje të mundshme mes dy aktorëve të njohur turq, Ibrahim Çelikkol më në fund ka reaguar publikisht për marrëdhënien e tij me Birce Akalay.

Në një prononcim për mediat turke, aktori i njohur theksoi se mes tij dhe Akalay-t nuk ka asnjë problem, duke hedhur poshtë zërat për prishjen e miqësisë së tyre.

“Jetën dhe miqësitë e mia nuk i vlerësoj përmes rrjeteve sociale. Nuk jam i mërzitur me askënd. Në ditët e saj të vështira kam qenë pranë saj. I qofshin falë, Zoti i dhëntë shëndet,” – u shpreh Çelikkol.

Ai shtoi gjithashtu se për të, miqësitë e vërteta nuk maten me ndjekje apo pëlqime në rrjete sociale:

“Të mos ndjekësh në rrjete sociale nuk është puna e brezit tonë,” – theksoi aktori.

Birce Akalay dhe Ibrahim Çelikkol janë ndër dyshet më të dashura të ekranit turk.

Ata kanë luajtur bashkë në serialet “Siyah Beyaz Aşk” (2017–2018) dhe “Kuş Uçuşu” (2022–2024), ku kimia e tyre ka bërë shumë fansa të dyshojnë se lidhja e tyre kalonte përtej ekranit.

Megjithatë, me këtë reagim, Çelikkol i ka dhënë fund spekulimeve, duke konfirmuar se mes tyre mbetet vetëm një miqësi e fortë dhe respekt i ndërsjellë.