Lidhja për Prishtinën prezanton planin për rindërtimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Lidhja për Prishtinën kanë prezantuar planin e tyre për rindërtimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet, duke premtuar një arenë moderne që i përshtatet statusit, si objekti më i madh sportiv në vend.
Fehmi Kupina, tha se stadiumi i Prishtinës do të rindërtohet ashtu siç i ka hije një qyteti me traditë dhe pasion të madh sportiv, transmeton IndeksOnline.
Statusi i tij i plotë:
Vizituam FC Prishtina për të diskutuar nga afër me menaxhmentin e klubit. Bashkë me Arben Zhjeqin, ish-kapiten i këtij klubi, u pritëm nga derejtori Artan Osmani.
Ne shpalosëm planin tonë për të rindërtuar stadiumin “Fadil Vokrri” për t’a bërë ashtu siç i ka hije arenës sonë më të madhe sportive.