Liga Ballkanike/Sigal Prishtina shënon fitore kundër Balkanit

Ka përfunduar përballja mes klubit të basketbollit Sigal Prishtina dhe Balkan, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të çerekfinales së play-off-it të Ligës Ballkanike.
Pas plot katër çerekëve të zhvilluar gjiganti kosovar Sigal Prishtina e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 85:83 klubin e basketbollit nga Bullgaria, Balkan.
Çereku i parë u mbyll me rezultat 35:25 në favor të Sigal Prishtinës, kurse në çerekun e dytë ishin basketbollistët e Balkan ata të cilët ishin më të mirë, duke kryesuar me shifrat 19:16, por kjo nuk mjaftoi pasi që pjesa e parë u mbyll me rezultat 51:44 në favor të “Plisave”.
Klubi i Balkan vazhdoi presionin edhe në çerekun e tretë ku ishte në epërsi prej 22:18, ku edhe çerekun e parë e mbylli me epërsi prej 16:17, por që ishte e pamjaftueshme pasi që rezultati në semafor tregonte 85:83 në favor të Sigal Prishtinës.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy klubeve do të zhvillohet më 20 prill me fillim nga ora 17:00 në palestrën sportive “Arena Botevgrad”.