Liga e Evropës/West Hami dhe Sevilla drejt vazhdimeve, Lyoni eliminon Porton

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e Ligës së Evropës, ndërsa në dy prej tyre tani nevojiten vazhdimet.
Pas plot 90’ minutave lojë, skuadra e Atalantas ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Bayer Leverkusenit, kështu duke siguruar kualifikimin tutje, përcjell KosovaPress.
Po ashtu, kualifikimin tutje sot siguroi edhe skuadra e Barcelonës, e cila e mposhti si mysafire me rezultat 2:1 Galatasarayn.
Ndërkaq, skuadra e Portos është eliminuar sot pavarësisht se barazoi 1:1 me Lyonin, pasi që ky i fundit në ndeshjen e parë kishte triumfuar me rezultat 1:0.
Në anën tjetër, dy ndeshje janë drejt vazhdimeve, ku West Ham është në avantazh 1:0 kundër Sevillas, kurse Real Betis kryeson 1:0 si mysafirë kundër Eintracht Frankfurtit.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Bayer Leverkusen 0:1 Atalanta
Crvena Zvezda 2:1 Rangers
Galatasaray 1:2 Barcelona
Monaco 1:1 Braga
Në vazhdime – Eintracht Frankfurt 0:1 Real Betis
Lyon 1:1 FC Porto
West Ham 1:0 Sevilla