75 Mall Live Search
08:46 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / C E

Liga e Kampionëve, kryendeshja ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madridit

Gara më prestigjioze evropiane e njohur ndryshe si Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, të fundit këto për xhiron e katërt të fazës së grupeve të sezonit të ri 2021/22.

Programi i ndeshjeve të sotme ndahet në dy orare, ku me fillim nga ora 18:45 skuadra e Portos do të jetë mysafire e Milanit, kurse Real Madridi do ta presë në shtëpi Shakhtar Donetsk.

Ndërkaq, ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në ora 21:00, ku në stadiumin “Anfield Road” gjigandi anglez Liverpool do ta presë në shtëpi Atletico Madridin.

Po ashtu, përkrah ndeshjes Liverpool e Atletico Madrid, nga ora 21:00 do të kemi disa takime të tjera interesante, ndër to RB Leipzig kundër Paris Saint-Germain.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve e gjeni më poshtë.

18:45 Milan – Porto (Stadiumi San Siro).

18:45 Real Madrid – Shakhtar Donetsk (Stadiumi Santiago Bernabeu).

21:00 Borussia Dortmund – Ajax (Stadiumi Signal Iduna Park).

21:00 Liverpool – Atletico Madrid (Stadiumi Anfield Road).

21:00 Manchester City – Club Brugge KV (Stadiumi Etihad).

21:00 RB Leipzig – Paris Saint-Germain (Stadiumi Red Bull Arena).

21:00 Sheriff Tiraspol – Inter (Stadiumi Bolshaya Sportivnaya Arena).

21:00 Sporting Lisbona – Besiktas (Stadiumi Jose Alvalade).