75 Mall Live Search
17:22 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Liga e Kampionëve me rregull të ri teknologjik nga sezoni i ri

UEFA ka njoftuar se do të përdorë një sistem gjysmë të automatizuar jashtë loje për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ndeshjen e Superkupës.

Kjo teknologji mundëson që secili lojtar që do të jetë në pozicion jashtë loje do të shkaktojë një sinjalizim në kabinën e gjyqtarit në VAR dhe ata do mund t’ia transmetojnë më pas gjyqtarit në fushë.

Poashtu, topi do të ketë për herë të parë një pajisje gjurmuese të përdorur për teknologjinë gjysmë të automatizuar në pozicion jashtë loje.