22:57 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liga e Kampionëve “muhabet i burrave” për Solskjaer, PSG e njofton me humbjen

PSG ka mposhtur Manchester United në “Old Traford” me rezultat 0-2 në ndeshjen e 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Ole Gunnar Solskjaer pësoi humbjen e parë si trajner i Manchester United, që kur Mourinho u largua nga stoli.

Francezët kaluan në epërsi me golin e Presnel Kimpembe në minutën e 53-të të ndeshjes. 23 vjeçari shfrytëzoi një vendosje të dobët të mbrojtjes së Manchesterit pas një krosimi nga këndi të Di Marias.

Argjentinasi kishte dorë edhe në golin e dytë për PSG. Një dalje nga e majta në minutën e 60-të i dhuroi një asist të bukur në qendër Kyliann Mbappes i cili ishte i pagabueshëm.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 6 mars në kryeqytetin e Francës në Paris dhe PSG do të ketë një avantazh prej dy golash.

Në ndeshjen e kthimit Manchesteri do të jetë edhe pa  njërin nga futbollistët më të mirë, Paul Pogba që u ndëshkua me të kuq. /IndeksOnline/