75 Mall Live Search
22:55 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / Gj. Sh

Liga e Kampionëve tjetër nivel për Barcelonën, mposhtet nga Monaco

Barcelona e ka nisur me humbje sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick, e cila ka shënuar pesë fitore në La Liga, sonte u mposht në udhëtim ndaj Monacos, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Barcelona e nisi keq ndeshjen, ku Eric Garcia u ndeshkua direkt me karton të kuq, në minutën e 11-të.

Këtë e shfrytëzoi më së miri Monaco, duke shënuar golin e epërsisë vetëm pas pesë minuatve, me Maghnes Akliouche.

Lamine Yamal barazoi shifrat me një supergol në minutën e 28-të. Me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Monaco siguroi tre pikë nga kjo përballje, me golin e George Ilenkikhena, në minutën e 71-të./IndeksOnline/