75 Mall Live Search
23:40 / E Hënë, 14 Tetor 2024 / FR

Liga e Kombeve, fitojnë Franca dhe Gjermania

Sonte u zhvilluan disa ndeshje të Ligës së Kombeve ku nuk është se pati edhe shumë befasi.

Në Ligën A, Franca mundi Belgjikën në transfertë, 1:2, ndërkaq Gjermania Holandën, 1:0.

Italia fitoi bindshëm ndaj Izraelit, 4:1, teksa Hungaria ngadhënjeu ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, 0:2.

Në Ligën B të Kombeve, Shqipëria fitoi ndaj Gjeorgjisë, 0:1, Turqia ndaj Islandës, 2:4, Uellsi ndaj Malit të Zi, 1:0, teksa Ukraina dhe Republika Çeke u ndanë baras, 1:1.

Në Ligën C të Kombeve, Sllovakia dhe Suedia shënuan fitore ndaj Azerbejxhanit, 1:3, respektivisht ndaj Estonisë, 0:3.