75 Mall Live Search
15:17 / E Martë, 03 Shtator 2024 / LB

Liga e Kombeve nga 5 shtatori ekskluzivisht në Artmotion

Kosova dhe Shqipëria këtë javë e nisin rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve, e cila do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Artmotion.

Transmetim i Ligës së Kombeve në Artmotion do të nisë që nga 5 shtatori, kur edhe do të luhet xhiroja e parë e këtij kompeticioni.

Ndërsa, “Dardanët”, ndeshjen e parë do ta luajnë më 6 shtator në “Fadil Vokrri”, ku përballë do ta kenë Rumaninë.

Teksa Shqipëria, startin në Ligën e Kombeve do ta kenë me 7 shtator kundër Ukrainës, ndeshje kjo që do të luhet në Pragë të Çekisë.