Liga e Kombeve, sonte Holanda dhe Portugalia kërkojnë lavdinë
Sot të gjithë shikuesit e futbollit i kanë sytë tek kompeticioni “Liga e Kombeve”.
Në ora 15:00, Zvicra e Shaqirit e Xhakës luan kundër Anglisë për vendin e tretë.
Zvicra u mposht nga Portugalia në gjysmë-finale me rezultat 3:1. Me të njëjtin rezultat u mposht edhe Anglia nga Holanda.
Në pesë ndeshjet e fundit mes Zvicra nuk ka arritur ta mposht Anglinë. Katër humbje dhe vetëm një barazim për kombëtaren helvetike.
Pasi të mbaroj kjo ndeshje, në ora 20:45 zhvillohet finalja e madhe e “Ligës së Kombeve’.
Portugalia e pret Holandën në një ndeshje që pritet të jetë tejet interesante.
Portugezët si kampion të Evropës nuk priten ta kenë aspak të lehtë kundër Holandës që në dy vitet e fundit duket se e ka kthyer namin e dikurshëm.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve u zhvillua vitin e kaluar. Holanda e kishte mposhtur me rezultat 0:3 në një miqësore luksi./Indeksonline/