75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 11 Qershor 2022 / OSH

Liga e Kombeve/Ukraina shënon fitore kundër Armenisë

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Ukrainës dhe asaj të Armenisë, e vlefshme kjo për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “LKS” në Lodz, Ukraina ka shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Armenisë, përcjell KosovaPress.

Golat për ukrainasit i shënuan Ruslan Malinovsky (minuta e 61’), Oleksandr Karavaev (minuta e 77’) dhe Vitali Mykolenko (minuta e 84’).

Me këtë fitore, Ukraina ngjitet në vendin e parë në Ligën B Grupi 1 në kuotën e gjashtë pikëve, tre sosh më shumë se kundërshtari i sotëm, Armenia, që renditet në vendin e tretë me tre pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 3:0 në favor të Ukrainës.