Liga e Parë “brutale”, Vushtrria mposht Feronikelin ’74, Liria barazon me Trepçën

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Derbi i javës i takoi Vushtrrisë, që mposhti minimalisht 1:0 Feronikelin ’74, shkruan Indeksonline
Një eurogol u shënua nga Leutrim Islami, që ia siguroi tri pikë ekipit të Vushtrrisë.
Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Lirisë dhe Trepçës, që u mbyll me shifrat e barabarta 2:2.
Feronikeli përkundër humbjes, vazhdon si lider me 23 pikë, aq ka edhe vendi i dytë, Tefik Çanga. Kurse Vushtrria ka grumbulluar 22 pikë në pozitën e 3-të.
Deri në pozitën e 10-të apo më shumë, janë në garë për titull kampion, pasi diferenca në pikë është tejet e vogël./Indeksonline/
