Liga e Parë/ Drenica barazon me Vëllaznimin, Trepça fiton derbin ndaj Trepçës ’89

Kanë përfunduar dy ndeshjet e javës së 23-të në Ligën e Parë – Grupi A.
Lideri i tabelës, Drenica ka marr një pikë si mysafire e Vëllaznimit, shkruan IndeksOnline.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Liman Gegaj” në Malishevë ishte i barabartë 0-0.
Ndërsa Trepça e ka fituar derbin lokal ndaj Trepçës ’89, me rezultat 2-0.
Gara për inkuadrim në Superligë po bëhet edhe më e zjarrtë, ku Drenica vazhdon të jetë lidere e tabelës me 46 pikë, tre pikë para Trepçës.
Vëllaznimi renditet e treta me 41 pikë, derisa Liria ka 40 pikë por me një fitore ndaj Mitrovicës do të shkonte në 43 sosh./IndeksOnline/