75 Mall Live Search
11:51 / E Premte, 02 Prill 2021 / Blerim

Liga e përbashkët e basketbollit Shqipëri/Kosovë nis më 6 prill

Federata e Basketbollit të Kosovës përmes rrjeteve sociale njofton publikun se Liga Unike që bashkon Kosovën dhe Shqipërinë do të nis nga data 6 prill.

Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021; ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës Unike do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës, shkruan IndeksOnline

Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit. Për shkak të gjendjes me Covid19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës Unike.