Liga kosovare paralajmëron pezullimin e garave, shkaku i coronavirusit

Janë shfaqur 3 raste pozitive, në Shqipëri me coronavirusin dhe kjo ka rritur shqetësimet edhe në Kosovë.
Fanliga e Kosovës ka paralajmëruar se mund të pezullojë garat si masë preventive ndaj kësaj sëmundjeje.
Ata kanë njoftuar se janë duke shqyrtuar mundësinë që garat për këtë vit të anulohen.
Ky është njoftimi i tyre:
Informatë
Fanliga e Kosovës po i përcjell me vëmendje ndodhitë e fundit rreth coronavirusit në rajon e në botë.
Fatkeqësisht, sot Shqipëria jonë lajmëroi dy raste të infektuar, ndërsa Kosova vazhdon me dyshime e fatmirësisht me asnjë rast të konfirmuar deri tani.
Në rastin më të keq, pa dashur të bëjmë panik, por me plot kujdes, edhe ne do të detyrohemi të marrim masa parandaluese dhe ta pushojmë aktivitetin futbollistik.
Duke iu uruar të gjithëve shëndet, shëndet dhe shëndet, ju falënderojmë për mirëkuptimin!