75 Mall Live Search
19:11 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Liga turke krenare me Vedat Muriqin

Ylli kosovar, Vedat Muriqi është një nga futbollistët e Super Ligës turke të cilit i është rritur vlera në tregun e transferimeve.

Muriqi i cili i kishte kushtuar 8 milionë euro tani kushton 12 milionë euro, pra vlera e tij në treg është rritur për 4 milionë euro.

Po ashtu për 4 milionë euro i është rritur vlera edhe Alexander Sorloth, i cili nga 6 milionë sa kishte kushtuar tani kushton 10 milionë euro.

Futbollistët e tjerë të Ligës turke, me vlerën e rritur janë edhe Irfan Can Kahveci, Ozan Tufan, Altay Bayindur, Emre Kilinç dhe Uguran Çakir.

Mirëpo Muriqi është ai që në këtë ligë e ka pasur ngritjen më të madhe sa i përket vlerës së tij, dhe po ashtu ngjashëm me të është edhe Sorloth. /Indeksonline/.