75 Mall Live Search
13:53 / E Diele, 24 Tetor 2021 / MSH

Liga Unike, Peja udhëton drejt Durrësit

Para dy ditësh ka filluar liga ndërkufitare në basketboll, Liga Unike.

Ndeshjen e parë të kësaj lige e luajtën Tirana me Rahovecin dje, e cila përfundoi me rezultat 79:74 në favor të Tiranës.

Xhiron e parë të liges e vijon ndeshja e radhës.

Peja do të udhëtojë në Durrës, për t’u ballafaquar më Teutën, në palestrën e sporteve “Ramazan Njala”, në ora 19:00.

Siç ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit pejan, ekipi po shkon në Durrës me disa lojtarë të lënduar, por që akoma nuk dihet formacioni final i ekipit.

Liga Unike u themelua vitin e kaluar, me bashkëpunimin e dy federatave të baskëtbollit, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Vitin e kaluar, në edicionin e parë të kësaj lige, Supërkupën mbarëkombëtare e çoi në shtëpi ekipi suharekas, Golden Eagle Ylli.