Ligjëratat Online edhe në Kolegjet Private

Përveq Universitetit të Prishtinës ligjëratat po vazhdojnë edhe në kolegjet private.
Kjo është java e dytë që UBT në programin Moodle zhvillon takimet virtuale dhe kjo formë e ligjërimit është mjaftë efikase sipas Kordinatorit të Kampusit në Ferizaj, prof dr.sc Muhamet Avdyli.
Vijueshmëria e studentëve është në përqindje të madhe. “Unë dje kisha 85 studentë në ligjeratë që ndjeknin lëndën Qarqet Digjitale dhe Sinjalet, ku nuk kemi pasur asnjë problem, madje as teknik”, ka thënë profesori Muhamet Avdyli.
Në këtë Kolegj të gjithë profesorët janë duke u kordinuar me oraret dhe duke e praktikuar këtë mënyre të ligjërimit.
Për një lloj-llojshmëri të drejtimeve, dhe për një numër të madhë të studentëve ofrohet mësimi virtual, për shkak të situatës së krijuar në vend.
Të njëjtën thonë edhe studentet e këtij Kolegji, Albin Selmani në Drejtimin e Shkencave kompjuterike dhe ingjinieri për “IndeksOnline”.
“ E bëjmë kohën më të dobishme, po marrim edhe detyra nga profesorët, është mjaftë efikase si formë, dhe personalisht mua më bën të lumtur që nuk po ngecim mbrapa me njësit, falë angazhimit të profesorëve.”
Ligjerata në këtë formë po zhvillohen edhe në Shkolla të Mesme dhe në Kolegjin AAB nëpërmes programeve të ndryshme.
Deri më 27 mars është e paraparë ndërpreja e mësimit në Intitucioneve Arsimore, mirëpo ende nuk ka zhvillime të reja mbi këtë ceshtje.