12:17 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018

Ligji i ri në trafik, kaq gjoba ka shqiptuar policia gjatë janarit [Foto]

Policia e Kosovës, në vazhdimësi të ngritjes së sigurisë rrugore, aplikon aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës/Policinë.

Sipas PK-së, në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm I kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet, transmeton Indeksonline.

“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/

Mos i humb