21:28 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / S Z

Ligji për barna, Vitia: Rregullon tregun framaceutik

Ligji për barna do të jetë rregullues i çmimit të barnave në Kosovë, dhe i njëjti do t’u mundësoj qytetarëve që të blejnë barna me çmim më të lirë.

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se vetëm Kosova dhe Bjellorusia janë vendet e vetme në Evropë që nuk e kanë pasur këtë ligj.

Patëm premtuar se do ta bënim atë, por ndodhi pandemia, por tash ky ligj është adresuar në Qeveri. Tash pres nga pozita dhe opozita që ta votojnë këtë ligj pasi përfituesit e vetëm janë qytetarët. Kjo e rregullon edhe tregun farmaceutik, pasi edhe shumë farmacistë e kanë përshëndetur këtë ligj, duke vënë një tavan të çmimeve. Farmacistët do ta bëjnë dallimin me kualitet.” – ka thënë Vitia në KTV.

Vitia po ashtu ka thënë se qytetarët që kanë blerë barna në Maqedoni, tash do t’i blejnë në Kosovë me çmim edhe më të lirë.

Barnat që janë detyruar qytetarët t’i blejnë në Maqedoni, tash mund t’i blejnë me çmime edhe më të lira në Kosovë…Një pjesë e farmacistëve, jo të gjithë, kanë qenë të papërgjegjshëm dhe kanë abuzuar me termin tregti e lirë.” – tha ai.