75 Mall Live Search
21:14 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / S Z

Ligji për Festat zyrtare, Beqiri: Praktikë jo e duhur, duhet të ndryshohet

Zëvendësimi i festave zyrtare, gjatë ditëve të javës vazhdon të aplikohet dhe më tej në vendin tonë.

Edhe muajin Prill e kanë përcjellë festa të shumta dhe se institucionet kanë vazhduar të pushojnë dhe t’i lidhin festat gjatë javës, me ditët e vikendit.

Por në lidhje me këtë praktikë që aplikohet tash e një kohë të gjatë në vendin tonë,  ka reaguar edhe Dhoma e  Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK).

Drejtoresha Ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Zana Beqiri ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti që mos të behët zëvendësimi i pushimit gjatë ditëve të javës, por të jetë pushim në atë ditë që bie pushimi.

Sipas saj ky zëvendësim është praktikë shumëvjeçare, jo e duhur për vendin si dhe duhet ndryshuar.

“Ne kemi kërkuar prej Kryeministrit ku kemi dërguar edhe një shkresë në të cilën në kundërshtojmë mënyrën të cilën është duke funksionuar praktika e festave zyrtare. Ne mendojmë se ligji duhet ndryshuar,  sepse pushimet duhet të festohen në ditët që janë, jo të bartet se si është bartur. Po ashtu janë edhe tri festa publike të cilat në mendojmë që do duhej të ishin vetëm ngjarje apo festa të shënuara,  por jo të këtë edhe pushim. Janë tri prej tyre që nuk kemi ndonjë lloj tradite p.sh festa e Kushtetutës, dita e Evropës ku krejt Evropa punon na pushojnë dhe 1 Maji dita e punëtorëve, gjithë bota organizon manifestime të ndryshme sa i përket punës apo mirëqenies së punëtorëve ne pushojmë”, ka thënë Beqiri për IndeksOnline.

“Festat të festohen ditët që bijën, është e shtunë të shtunën të festohet, nuk ka nevojë që të kompensohet më një dit ekstra”, tha ajo.

Drejtoresha e DHTIK-së ndër tjerash tha se në krahasim me vendet e Evropës vetëm këtë vit janë 11 festa zyrtare me 14 ditë pushim. Sipas saj Evropa eventualisht shkon deri në 7-8 ditë pushim ku është një diference e madhe./IndeksOnline/