75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 21 Korrik 2023 / MSH

Ligji për pagën minimale, presidentja nuk do ta dekretojë pa vendimin e Kushtetuesës

Ligji për pagën minimale nuk do të dekretohet nga presidentja Vjosa Osmani, të paktën deri sa të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Gjykata Kushtetuese sot e ka njoftuar Presidenten Osmani se grupi parlamentar i AAK-së dhe dy deputetë të tjerë kanë kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së Ligjit për Pagën Minimale. Rrjedhimisht, Presidentja Osmani nuk do ta nënshkruajë këtë ligj, përpara se të kryhet shqyrtimi në Kushtetuese” tha Kupina.

Ishte shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ai që dorëzoi në Kushtetuese këtë ligj.

Tahiri deklaroi se pati edhe mbështetjen e deputetëve të pavarur për të dorëzuar këtë ligj.

“Presim nga Kushtetuesja që ta vlerësojë dhe jemi të bindur që ky rast do t’i thej dy padrejtësi. Padrejtësia e parë lidhet me mashtrimin flagrant të shumës së pagës minimale, të na tregojë se kush e ka pagën 260 euro, pra ky ligj nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka asnjë pagë nën 260 euro në sektorin privat. E dyta lidhet me dinjitetin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe për kategoritë e cenueshme siç janë të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët”, tha Tahiri.