14:40 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / S Z

Ligji për Skemat Pensionale, Musliu -Shoshi: Mos u mashtroni, nuk është vullnet i qeverisë, por presioni i opozitës dhe vendim i GJKK-së

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës  (PDK) Ariana Musliu -Shoshi ka thënë se nuk është vullnet i qeverisë Kurti, që të zbatohet ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, por presioni i opozitës dhe vendim i Gjykatës Kushtetuese.

“Mos u mashtroni. Nuk është vullnet i qeverisë Kurti që të zbatohet ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti (04/L-131), POR pikërisht presioni i opozitës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.  Ka 3 vite që kemi kërku që të kaloj projektligji pë Skemat pensionale të financuara nga shteti, me të cilin pikërisht do të përfitonin pikërisht 70 mijë qytetar e kontribues në kohë të vështira”, ka shkruar Shoshi-Musliu në Facebook.

Postimi I plotë I Musliu-Shoshi:

MOS U MASHTRONI!

NUK është vullnet i qeverisë Kurti që të zbatohet ligji mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti (04/L-131), POR pikërisht presioni i opozitës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ka 3 vite që kemi kërku që të kaloj projektligji pë Skemat pensionale të financuara nga shteti, me të cilin pikërisht do të përfitonin pikërisht 70 mijë qytetar e kontribues në kohë të vështira.

Si deputete pikërisht në korrik të viti 2020 e kam ngritë zërin për këtë çështje të rendësishme.

Së fundmi, me datë 10 korrik kam dorëzuar pyetjen parlamentare, ku kam kërkuar nga qeveria të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për zbatimin e Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Drejtësia mbi të gjitha!