Ligjvënësit amerikanë hetojnë shkaqet e tërheqjes kaotike nga Afganistani

Një raport i administratës së Presidentit Biden arriti në përfundimin se tërheqja kaotike e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në gusht 2021, ishte kryesisht si rezultat i vendimeve të marra nga administrata e ish-Presidentit Trump.
Mbi një vit e gjysëm që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, një raport i ri i administratës së Presidentit Biden arrin në përfundimin se vendimet e marra nga ish-Presidenti Donald Trump krijuan kushtet për dështimin e Shteteve të Bashkuara.
Administrata e fundit u angazhua jo vetëm për largimin e të gjitha forcave amerikane, por edhe për lirimin e mijëra, dhjetëra mijëra luftëtarëve nga burgu, si dhe për afate kohore, që iu lanë administratës Biden.
Presidenti bëri gjithçka të mundur për ta mbajtur nën kontroll situatën”, tha Ligjvënësi demokrat David Cicilline.
Por, ligjvënësit republikanë thonë se Presidenti Biden është në fund të fundit përgjegjës si kreu i qeverisë. Ligjvënësi Chris Smith i tha Zërit të Amerikës se ka qenë i zemëruar nga mungesa e përgjegjshmërisë.