75 Mall Live Search
17:40 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / LB

Lika, “gardiani” 43-vjeçar i Tiranës

Ilion Lika ka më shumë se çerek shekulli karrierë në futboll, por ende nuk mendon të tërhiqet. Këtë sezon me Tiranën, 43-vjeçari ka marrë rolin e portierit të parë pas lëndimit të Gentian Selmanit në kupat e Europës.

Ilion Lika: Stërvitja bëhet e atillë që mund të ndodhë, pavarërisht se nuk e kam dashur në mënyrë që të jesh i barabartë me ekipin, sepse është përgjëgjegjësi se tani më shumë se dëshira është përgjegjësia që unë kam.

Ilion Lika stërvitet çdo ditë me të rinjtë e portës bardheblu 19-vjeçari, Mustafë Abdullahu dhe 20-vjeçari Leon Kozi, duke qenë për ta një trajner në hije, por edhe një shembull për t’u ndjekur.

Ilion Lika: Patjetër që dëshira ime është që t’i shoh në fushë, kemi Leon edhe Mustafën, të dy të talentuar, por duhet patur kujdes pasi përfshirja bëhet dalë ngadalë, sepse në momentin kur duam të arrijmë diçka edhe mund të prishim. 

Ilioni është aktivizuar me shumë ekipe në Shqipëri dhe Terek Grozny në kampionatin rus.

Ilion Lika: Momentet më të bukura janë titujt kampionë sidomos, me Dinamon kur isha shumë i ri dhe me Tiranën që kemi fituar shumë trofe.

Që prej nisjes së futbollit si profesionist deri tani futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë, por ka diçka që këtij të sotmit i mungon.

Ilion Lika: Kanë ndryshuar programet stërvitore, trajnerët, talente ka, por në ato kohë kur kam qenë unë ka disa talente që akoma si kamë parë në këto vite.

Ilion Lika që ka luajtur 14 ndeshje me Kombëtaren, e ka të qartë se kur do të heqë dorezat. Vetëm kur ta lenë forcat.