19:53 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Likaj lutje nxënësve dhe mësimdhënësve: Bashkëpunoni që ta mbyllim me sukses këtë pjesë të vitit shkollor

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, është shprehur se periudha e parë e vitit shkollor , do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021.

Likaj ka kërkuar bashkëpunim në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga kryeministri i Kosovës, z. Hoti, ministri i Shëndetësisë, z. Zemaj, drejtori i IKShPK-së, z. Ramadani, në kërkesën time për ta zgjatur pushimin pas periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021.

Pra, periudha e parë, do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021.

Për mënyrën e realizimit të plaprogramit mësimor, do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim bashkë me akterë të tjerë të përfshirë në arsim.

Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor.

Bashkë mund të arrijmë suksese në arsim edhe në kushte pandemie!