75 Mall Live Search
18:52 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Likaj mbanë takim virtual në konferencën me UNICEF, tregon sukseset e arritura

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me mbështetjen e Zyrës së UNICEF në Kosovë ka zhvilluar hartëzimin e kualifikimeve të sistemit arsimor të Kosovës me ISCED 11.

Në lidhje me këtë u mbajt një takim, ku fjalën hyrëse e pati Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, transmeton Indeksonline.

Likaj në fjalën hyrëse tregoi sukseset që pati në bashkëpunim me UNICEFIN, ministria të cilin ai e drejton.

May be an image of 1 person, standing and text

Gjatë kohës sa ishte Likaj në krye të ministrisë, në bashkëpunim me UNICEF, është zhvilluar platforma digjitale për fëmijët e moshës parashkollore, janë organizuar trajnime për edukatorët dhe mësimdhënësit, janë siguruar tabletë për mbi 800 nxënës etj.

Më poshtë keni fjalimin e plotë të ministrit Likaj:

Viti 2020 ka qenë viti I sfidave jo vetëm për sektorin e arsimit dhe Kosovën, por për gjithe njerëzimin anë e mbanë botës. Që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19 në Kosovë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me partnerët është angazhuar në tejkalimin e situatës me qëllim që fëmijët të mbesin të angazhuar edhe gjatë ditëve kur procesi mësimor në shkolla u ndërpre.

Gjatë kësaj periudhe Ministria e Arsimit së bashku me UNICEF dhe partnerët tjerë është anazhuar për vazhdimin e procesit e mësimit në distancë, apo nga shtëpia. Disa nga rezultatet e arritura gjatë kësaj viti janë:

  • Është zhvilluar paltforma digjitale për femijët  e moshës parashkollore. Kjo platform u vizitua nga mbi 2. 6 milion vizitorë
  • Janë organizuar trajnime për eduatorët dhe mësimdhënësit
  • Janë siguruar materiale didatike dhe higjienike për fëmijët dhe nxënësit
  • Janë siguruar tabletë për mbi 800 nxënës, dhe
  • Më e rëndësishmja, gjatë kësaj jave kemi lansuar platformën digjitale shkollat.org që do t’i mundësoj të gjithë nxënësve të ndjekin mësimet e tyre online.

Njëkohësisht, Minsitria e Arsimit mbetet e përkushtuar në rritjen e cilësisë së arsimit me synim të ngritjes se vlerave arsimore. Duke pasur parasysh sfidat e vazhdueshme me të cilat Kosova është ballafaquar në kontekstin e raportimit të të dhënave në platformat ndërkombëtare, Ministria e Arsimit dhe Shkëncës me mbështetjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë kami zhvilluar hartëzimin e kualifikimeve të sistemit arsimor të Kosovës me ISCED 11, dhe profilizimin e fushave të arsimit të mesëm profesional / teknik me ISCED-F 13.

Ky process do të sjellë transparencë në sektorin e arsimit, hartëzimin e programeve vendore me ato ndërkomëtare dhe më e rëndësishjma do të ofrojë të dhëna të sakta sipas profileve arsimore të cilat janë esenciale për të informuar politikat nacionale dhe adresimin e kërkesave të tregut të punës për fusha specifike arsimore.Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar të vazhdojë përpjekejt për ngritjen e cilësisë së të dhënave, si një prej intervenimeve më të nevojshme për planifikim adekuat të bazuar në evidencë, informim të politikave dhe ngritje të cilësisë në arsim.