75 Mall Live Search
20:25 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

‘Liki’ i ‘Stupcave’ ka një mesazh për të gjithë: Dhuro gjak, shpëto jetë

Komediani kosovar, Vedat Bajrami është i njohur si njëri nga personat më humanitar në botën e shou bizit.

Këtë e ka dëshmuar edhe sot aktori i ‘Stupcave’, transmeton Indeksonline.

Vedati ka postuar një fotografi ku shihet duke dhuruar gjak në ‘Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë’.

Ai i ka inkurajuar të gjithë të dhurojnë gjak.

“Knaqësi të jesh dhurues vullnetar në Transfuzionin e Gjakut Prishtinë. Dhuro gjak shpëto jetë.”, kishte shkruar ai./Indeksonline/