13:01 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Lil Kim vishet nga Lia Stublla për Pre-Grammy Awards 2020!

Stilistët nga Kosova kanë marrë gjithë vëmendjen kohëve të fundit me krijimtarinë e tyre, duke fituar kështu besimin e emrave të njohur botërorë si : Beyonce, Lil Kim, Ashanti apo Georgina Rodriguez.

Së fundmi dizejnatorja Lia Stublla ka punuar një fustan të bukur për reperen e njohur amerikane Lil’ Kim, e cila ka zgjedhur këtë fustan për tu paraqitur në eventin madhështorë të Pre-Grammy Awards 2020.

Ky event i paraprinë mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve më të rëndësishme për artistët ‘Grammy Awards 2020’, ku marrin pjesë emrat më të njohur të muzikës botërore. /Indeksonline/