Lil Nas X publikon videoklip ku paraqet martesën me një burrë tjetër

Lil Nas X po feston publikimin e albumin të tij “Montero” duke publikuar edhe një video për këngën “That’s What I Want”.
Në videoklip shihet se Nas X dashurohet me një tjetër burrë. Ai shkon t’i dërgojë lule burrit në shtëpi, por zbulon se ky i fundit është i martuar me një grua dhe ka një fëmijë. Duke vajtuar, Nas X kthehet në shtëpi, para se kalojë nëpër korridorin e dasmës me një fustan nusërie para një prifti.
Nas X publikoi albumin e tij, pamja e së cilit po ashtu mori vëmendje të madhe. Në fotosesion ai u paraqit si burrë shtatzënë dhe kishte shkruar se po priste “Monteron”.