23:32 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Lil Wayne nderon Kobe Bryant me 24 sekonda heshtje në këngën e 8-të të albumit ‘Funeral’

Si një tifoz i madh i Los Angeles Lakers, humbja e Kobe Bryant ka lënë një vrimë në zemrën e Lil Wayne . 

Dhe duket se Weezy nderoi kampionin e pesë herë në NBA në shumë mënyra në albumin e tij Funeral , i cili u lansua  të premten (31 Janar), transmeton Indeksonline.

Ndërsa nuk ka një vazhdim të këngës “Kobe Bryant”, Wayne ka  lënë 24 sekonda heshtje në fund të këngës Nr.8 të albumit “Bing James”, natyrisht, numrat i referohen numrave të fanellave të Kobe’s Lakers, # 8 dhe # 24.

Në minutën 2:59 të këngës, vokali i Jay Rock mbaron, por kënga vazhdon në heshtje edhe për 24 sekonda.

Në vitin 2019, Wayne premtoi që albumi tashmë ishte realizuar, por ai me siguri u fut përsëri në studio dhe shtoi këtë pjesë pas vdekjes së legjendës së basketbollit, e cila shërben si një homazh tjetër për Bryant, i cili filloi të veshë fanellën me numër 24 në vitin 2006.

“Dashuri e përjetshme. 824 “, ka shkruar reperi në Instagram me një fotografi të tij dhe Kobe. 

Në fakt, ai hodhi një këngë të quajtur “Kobe Bryant” vite më parë. Wayne gjithashtu bërtet “Black Mamba” në një kënge tjetër “Ball Hard”.

Albumi “Funeral” i Wayne ndodh që të ketë 24 këngë – por ai i tha Skip Bayless që ishte thjesht një rastësi./Indeksonline/