75 Mall Live Search
23:05 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Lille i Edon Zhegrovës merr tre pikë të reja, shënon fitore ndaj Bolognas

Lille e ka shënuar fitoren e tretë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze ka marrë tre pikë të plota nga udhëtimi në Itali, duke e mposhtur Bolognan me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Lille kishte epërsinë që nga fundi i pjesës së parë, kur shënoi Ngalayel Mukau, në minutën e 44-të.

Jhon Lucumi barazoi rezultatin në minutën e 63-të.

Pas tre minutave Mukau riktheu epërsinë e Lille, gol ky që i solli tre pikët e reja.

Lille ka 10 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve, ndërsa Bologna vetëm 1 pikë./IndeksOnline/