75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / G T

Lille kërkon 20 milionë euro për Edon Zhegrovën, Evertoni futet në garë

Skuadra e Lille tashmë është në dijeni për dëshirën e Edon Zhegrovës për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe tashmë i është vendosur çmimi prej 20 milionë eurove, shkruan Indeksonline

Skuadra e Evertonit nga Premier League është futur seriozisht në garë për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Zhegrova preferon transferimin në Napoli, por deri tani gjasat që të ndodhë kjo janë shumë të vogla.

Ekipi anglez është interesuar për Zhegrovën dhe e cilësojnë si “Arjen Robbeni” kosovar./Indeksonline/