Lille shkruan histori pa Edon Zhegrovën, 20 ndeshje pa humbje!

Skuadra e Lille ka shënuar fitore mbrëmë ndaj Marseillet në Kupën e Francës. Koha e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, kurse në penallti skuadra e Bruno Genesios u kualifikua tutje.
Me këtë kualifikim tutje, Lille shkroi edhe një histori të klubit, shkruan Indeksonline
Për herë të parë, skuadra ku luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova arrin në shifrën e 20 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.
Në 20 ndeshje, Lille ka nëntë barazime dhe pjesën tjetër të gjitha fitore, por kohëve të fundit po luan pa Edon Zhegrovën, i cili është i lënduar./Indeksonline/
𝑰 𝑵 𝑽 𝑰 𝑵 𝑪 𝑰 𝑩 𝑳 𝑬 𝑺 ⚜️
— LOSC (@losclive) January 14, 2025
20 matchs sans défaites pour le LOSC, la plus longue série de l’Histoire du club 😍 pic.twitter.com/vx8nDbwWcJ